Sport
Norwich City i Milot Rashicës “përshëndetet” nga Premierliga
Demokracia
18:26 | 30 Prill 2022

Share:

Norwich City edhe matematikisht edicionin e ri do të bëjë gara në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Humbja 2:0 në udhëtim ndaj Aston Villas ishte fatale për “kanarinat” që largohen nga Premierliga, vetëm një vit pas inkuadrimit, shkruan Demokracia.com.

Pjesë e Norwich Cityt është edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Për futbollistin vushtrrias ky është edicioni i dytë radhazi që nuk mbijeton në kampionatin elitar.

Rashica edicionin e kaluar ra nga Bundesliga me Werder Bremenin e Gjermanisë, kurse e njëjtë histori i ndodhë këtë vit me Norwich Cityn.

Norwich City gjendet në vendin e fundit në tabelë me 21 pikë, 13 larg zonës së rrezikshme, ku kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, çka është matematikisht e parealizueshme./Demokracia.com/

Të ngjashme