Lajme
Norvegjia ndërhyn për t’i dhënë fund grevës së punëtorëve, shmang një goditje energjetike për Evropën
Demokracia
10:51 | 06 Korrik 2022

Share:

Norvegjia ka ndërhyrë për t’i dhënë fund një greve të punëtorëve të naftës dhe gazit, tha qeveria e vendit në një deklaratë, duke përmendur shqetësimet për krizën energjetike të Evropës në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë, shkruan CNN.

Çmimet e gazit natyror u rritën pasi punëtorët norvegjezë të naftës dhe gazit hynë në grevë për një mosmarrëveshje pagash, duke duke kërcënuar të përshkallëzojnë veprimet gjatë javës.

Norvegjia është furnizuesi i dytë më i madh i Evropës me energji pas Rusisë dhe greva i kishte shtyrë çmimet e gazit në nivelin më të lartë në katër muaj.

Lobi norvegjez i punëdhënësve të naftës dhe gazit kishte thënë se grevat mund të kishin ndalur pothuajse 60% të eksporteve norvegjeze të gazit në Evropë nga 9 korriku.

Evropa po përpiqet të zvogëlojë varësinë e saj nga eksportet e Rusisë, të cilat tashmë po kufizohen nga Moska. Çdo rënie e qëndrueshme e prodhimit të Norvegjisë mund t’i japë një goditje të madhe përpjekjeve për të rimbushur rezervat e gazit përpara dimrit, si dhe të rrisë rrezikun e një mungese katastrofike të energjisë.

Qeveria norvegjeze ka propozuar një arbitrazh të detyrueshëm pagash për të zgjidhur mosmarrëveshjen, thuhet në deklaratë.

Të ngjashme