Kombëtarja e Norvegjisë në patinazh të shpejtë, nuk kishte probleme në finale dhe mundi lehtësisht kombëtaren e Rusisë.
Norvegjezët në fillim krijuan epërsi dhe lehtë arritën deri te medalja e artë. Kombëtarja e Rusisë duhej të jetë e kënaqur me medaljen e argjendit, ndërsa medalja e bronzit shkoi te kombëtarja e Shteteve të Bashkuar të Amerikës.
Këta të fundit, në garën për vendin e tretë, mundën kombëtaren e Holandës. /Demokracia.com