ShowBiz
Nora Istrefi duket e mahnitshme me stilin e ri të flokëve
Demokracia
12:51 | 09 Tetor 2022

Share:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, vazhdon të jetë një personazh shumë aktiv në rrjete sociale.

Derisa është akoma e angazhuar me mbrëmje e koncerte, ajo përkujdeset mjaft shumë që të duket në formë e sa më e veçantë.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, ndërkohë që ka prezantuar një stil të ri të flokëve.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz në Instagram, ka mahnitur me kostumin e zi e dukjen atraktive.

Krijuesja e hitit “Anna” është shfaqur me balluke e flokë të zeza të gjatë, një stil unik e tejet tërheqës.

“Ciao” ndërkaq mbetet kënga e fundit e Istrefit që e lansoi vetëm dy javë më parë.

Projekti për kaq pak kohë ka mbledhur afro dy milionë klikime në platformën YouTube.

Të ngjashme