Sport
Nora Gjakova dhe Amir Rrahmani fitojnë çmimet speciale për vitin 2021
Demokracia
21:30 | 03 Mars 2022

Share:

Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka shpallur laureatët e vitit. Ceremonia e shpalljes së më të mirëve po mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë.

Xhudistja, kosovare Nora Gjakova është shpërblyer me çmimin special në sportin kosovar. Ajo arriti ta fitojë medaljen e artë olimpike në Tokio 2021, dhe kishte kështu njëri nga vitet më të suksesshme në karrierën e saj.

Ky çmim i ka takuar edhe Amir Rrahmanit në konkurrencën e meshkujve.  Rrahmani pati një vit spektakolar me Napolin, derisa mori edhe çmimin futbollisti më i mirë i Kosovës.

Ata fituan edhe nga një çek në vlerë të 1.000 eurove. /Demokracia.com

Të ngjashme