Sport
Nora Gjakova lë pas lëndimin, e nis me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit
Demokracia
09:24 | 21 Tetor 2022

Share:

Nora Gjakova e ka nisur me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kampionia Olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë fitoi ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin, shkruan Gazeta Express.

Gjakova fitoi në “Golden Score”, pasi Shin mori tri ndëshkime.

Në raundin e dytë, Gjakova do të përballet me fituesen e duelit Lemos-Cornelisse.

Të ngjashme