Kampionia olimpike e Kosovës, Nora Gjakova sot feston ditëlindjen e saj.
Xhudistja kosovare ditën e sotme festoon 29-vjetorin e lindjes, shkruan Demokracia.com.
Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka zgjedhur disa fjalë për ta uruar xhudisten e tij.
Kuka nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook mes të tjerash, i ka kërkuar Norës që ta festojë ditëlindjen e saj duke e mbajtur medaljen e artë olimpike afër.
“Urime ditëlindjen Nora! Ditëlindjen festoje duke mbajtur medaljen e artë olimpike afër! Medalje pas së cilës fshehet aq shumë punë e përkushtim”, ka shkruar Kuka në rrjetin social.
Nora Gjakova i siguroi medaljen e artë Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. /Demokracia.com