Viti 2021 do të jetë viti historik për Kosovën, kjo fal dy sportisteve të mëdha Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
Ato shkëlqyen në Japoninë e largët duke u kthyer nga Tokio me dy medalje të arta olimpike, shkruan Demokracia.com
Distria e Nora e futën emrin e Kosovës ne mesin e shteteve më të fuqishme botërore, duke lënë madje mbrapa vetës edhe shtetin fqinj Serbinë e cila luftonte me çdo kusht që Kosova mos të dal në podium.
Më 24 korrik, xhudistja 26-vjeçare Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Dy ditë më vonë, ishte radha e xhudistes 29-vjeçare, Nora Gjakova që të rrëmbente medaljen e dytë të artë në këto lojëra për Kosovën.
“Medaljen ia dedikojmë Kosovës”, ishin fjalët e këtyre dy xhudisteve që më plotë meritë marrin epitetin e heroinave të Kosovës.
Në total, deri më tani Kosova ka tri medalje të arta olimpike, të tria në xhudo, e të tria të fituara nga tri gra, Majlinda, Nora e Distria.
Kjo nuk është e tëra. Për ta mbyllur vitin në mënyrën më të mirë të vitit në fund të dhjetorit Distria Krasniqi e fitoi edhe epitetin e xhudistes me të mirë në botë, derisa trajneri i saj Driton Kuka u shpall, trajneri më I mirë në botë në sportin e xhudos.
Demokracia.com pa as më të voglin dyshim Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën i shpallë PERSONALITETI I VITIT 2021.