Sport
Nora dhe Akil Gjakova në kërkim të medaljes pas pak, ky televizion kosovar i transmeton duelet
Demokracia
10:21 | 26 Korrik 2021

Share:

Dy xhudistët kosovarë, Nora dhe Akil Gjakova pas pak do ta rinisin garën e tyre në kategoritë përkatëse.

Motër e vëlla nga Kosova po garojnë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Demokracia.com.

Nora Gjakova është vetëm një pengesë larg për t’u stolisur me medalje, ndërkohë që Akil Gjakovës i duhet të triumfojë në dy sfida.

Dy përballjet e xhudistëve kosovarë do të transmetohen në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Blloku final në kategorinë deri në 57 kilogramë te vashat dhe deri në 73 kilogramë të meshkujt fillon në orën 10:00 sipas kohës lokale në Kosovë. /Demokracia.com

Të ngjashme