ShowBiz
Noizy zbulon shumën që shpenzoi për organizimin e koncertit “Alpha”
Demokracia
13:46 | 17 Gusht 2022

Share:

Reperi Noizy dy ditë më parë mbajti koncertin e quajtur “Alpha” në mes të Tiranës, ku të ftuar kishte plot emra të njohur të industrisë së muzikës.

Reperi shqiptar madje mori vëmendjen edhe me takimin që pati me ish-armikun e tij për vite me radhë, reperin Stresi, shkruan Reporteri.net.

Së fundmi, në një intervistë të dhënë për EuroNews Albania, ai ka zbuluar se vet ai ka qenë sponsori i koncertit “Alpha”, duke investuar mbi gjysmë milion euro.

“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj. E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, theksoi mes të tjerash reperi.

Ndërsa sa i përket pjesës se sa ka fituar, Noizy ka thënë se një gjë të tillë nuk e di ende.

Ai gjithashtu shtoi se pas gjithë këtij koncerti gjigant, tani do niset për pushime që të relaksohet pas kësaj punë të lodhshme të këtyre javëve.

Të ngjashme