ShowBiz
Noizy publikon me klip këngën “Jena Mbretër 2”
Demokracia
22:11 | 14 Prill 2023

Share:

Rap-artisti nga Shqipëria, Noizy, ditën e sotme (e premte) ka publikuar me videoklip këngën e tij tashmë hitin “Jena Mbretër 2”.

Kënga, e cila vjen si vazhdim i “Jena Mbretër” që e solli vite më parë, tani ndodhet e plotë në kanalin YouTube.

Ky projekt veçse është bërë viral në rrjete sociale e më së shumti në platformën e popullarizuar, TikTok.

Foto: Screenshot/YouTube

Përveç në YouTube, kënga u lansua edhe në platforma të tjera si: iTunes dhe Spotify.

Një pjesë e klipit është marrë nga koncerti që mbajti pak ditë më parë në sheshin “Nënë Tereza” për të promovuar albumin “Alpha”.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga veç tjerash pati edhe komente të shumta pozitive nga fansat e dashamirësit e muzikës së Rigels Rajkut (emri i plotë).

Pak pas publikimit, “JMB 2” theksojmë që arriti të grumbullojë mbi 70 mijë klikime.

VIDEO

Të ngjashme