ShowBiz
Noizy prezanton makinën e tij luksoze Lamborghini
Demokracia
14:18 | 26 Tetor 2022

Share:

Ka një karrierë të suksesshme në muzikë, por prej kohësh është fokusuar edhe në sipërmarrje.

Bëhet fjalë për reperin e njohur, Noizy i cili fal punës gëzon edhe një jetë luksoze.

Kur bëhet fjalë për këtë, reperi nga Shqipëria njihet edhe si një i apasionuar pas makinave të kushtueshme.

Një prej tyre, krijuesi i hitit “Benzi ri” e ka prezantuar së fundmi edhe për fansat e tij në Instagram.

Noizy ka postuar disa imazhe të makinës së tij të tipit ‘Lamborghini” me ngjyrë të zezë.

“Ajo është e pistë, por më pëlqen”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e imazheve.

Ndryshe, Rigels Rajku (emri i vërtetë) mbetet aktiv me projekte të reja muzikore, aktualisht ai po shijon suksesin e këngës së re “Big Budz” që solli në bashkëpunim me reperët ndërkombëtar, Capo Plaza, Krept dhe Konan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Të ngjashme