ShowBiz
Noizy befason fansin me aftësi të kufizuara
Demokracia
15:02 | 06 Gusht 2021

Share:

Noizy është një nga reperët më të preferuar në trojet shqiptare. Ai ka shumë adhurues dhe nuk nguron që herë pas here t’i befasojë ata me surpriza.

Së fundmi, reperi ka publikuar në Tik Tok-un e tij një moment vërtetë emocionues, teksa shfaqet nga prapaskenat e një prej koncerteve të tij.

Ai ka surprizuar një djalë me aftësi të kufizuara, i cili është një nga fansat më të mëdhenj të Noizyt.

Sakaq, në një çast vihet re që reperi i dhuron edhe një bluzë, nga linja e tij e veshjeve “Illyrian Blood Line” dhe emocionet e djalit shtohen edhe më shumë. Mes përqafimeve dhe ndjenjave të bukura, ky mund të cilësohet edhe si një nga takimet më të bukura që reperi ka realizuar përgjatë gjithë karrierës së tij.

“Kujtimin s’bon me ma nguc”, ka shkruar Noizy krahas videos, si një kërkesë ndaj të gjithë ndjekësve, të cilët janë të shumtë në numër.l.k

@noizyking

Kujtimin sbon me ma nguc ❤️🙏

♬ original sound – Noizy

 

 

Të ngjashme