Lajme
Noizy arrestohet në Kosovë
Demokracia
11:04 | 16 Dhjetor 2021

Share:

Reperi shqiptar, Rigels Rajku i njohur si Noizy është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik

Të ngjashme
Intervista • 28 Mars 2024