Sport
“No Muriqi no party” – Mallorca eliminohet nga Kupa e Mbretit, asnjë minutë për “piratin”
Demokracia
20:55 | 17 Janar 2023

Share:

Mallorca e Vedat Muriqit është eliminuar nga Kupa e Mbretit në futbollin spanjoll.

Ekipi ishullor është mposhtur 1:0 në udhëtim te Real Sociedadi në kuadër të 1/8 së finales, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi kosovar dhe një nga futbollistët më të mirë të Mallorcas, Vedat Muriqi nuk është paraqitur për asnjë minutë në këtë përballje.

Muriqi ka qëndruar në stol nga minuta e parë deri në të fundit.

Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Navarro në minutën e 5-të./Demokracia.com/

Të ngjashme