Lajme
Njohësi i sigurisë për sulmet ndaj Policisë: Tentativë e Serbisë dhe Rusisë për destabilizim të rajonit
Demokracia
22:14 | 15 Prill 2022

Share:

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka vlerësuar se sulmet në veri të vendit që për cak kanë pasur Policinë e Kosovës po cenojnë ligjin dhe rendin kushtetues në Kosovë.

Ai në një prononcim për Demokracia.com ka thënë se veprimet e fundit në veriun e janë tentative e Serbisë në bashkëpunim dhe bashkërendim me Rusinë që të destabilizojnë veriun e Kosovës.

“Aktet e tilla të cilat kanë ndodhur në veriun e Kosovës cenojnë ligjet dhe rendin kushtetues të Kosovës,, Institucionet e sigurisë së vendit duhet me kujdes dhe me përpikëri t’iu përgjigjen sulmeve të tjera, por të mos bien pre e provokimeve të tyre. E rëndësishme është që të ruajnë rendin dhe ligjin në gjithë territorin e Kosovës e në veçanti në veriun e vendit”, shtoi ai.

Islami tha se qëllimi i këtyre sulmeve është që të tërheqin vëmendje por  institucionet e Kosovës të jenë më kujdesshme dhe më të vëmendshme në mënyrë që mos të lejojnë befasi në veri të vendit.

Islami ka thënë se institucionet e vendit e kanë për detyrë që t’i demaskojnë kryerësit e këtyre veprave penale në mënyrë që qytetarët të mos ndjehen të pasigurt.

“Sa i përket kualifikimit të këtyre akteve nuk mendojë që është akt terrorist. Aktet e tilla të cilat kanë ndodhur nuk kanë ndjellë frikë dhe pasiguri në veriun e vendit dhe nuk kemi viktima. Për ta quajtur akt terrorist qëllim kanë të mbjellin frikë dhe pasiguri në vend, atje banorët serbë nuk ndjen as frikë dhe as pasiguri dhe nuk do ta quaj unë akt terroriste, por veprat e tilla penale të organizuar mund të kualifikohen si akte të cilat e cenojnë ligjin dhe rendin kushtetues të vendit, ku institucionet e kanë për detyre që t’i demaskojnë kryesit këtyre veprave penale në mënyrë që qytetarët të ndjehen të sigurt në gjithë territorin e Kosovës”, tha ai. / Demokracia.com/

Të ngjashme