Lajme
Njohësi i ekonomisë i quan “fake news për militanta” pretendimet e Kurtit për rritjen ekonomike më të lartë në rajon
Demokracia
08:32 | 09 Dhjetor 2024

Share:

Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka përgënjeshtruar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV’së. Ai tha se Kosova në tri vitet e fundit, duke cituar Bankën Botërore (BB), ka ngritjen më të lartë mesatare ekonomike në rajon.

Muharremi ka deklaruar se një gjë e tillë s’është e vërtetë, pasi sipas tij Mali i Zi ka pasur rritjen më të lartë mesatare prej 8.60 për qind, kurse Kosova ka pasur 6.1 për qind, shkruan Insajderi.

“Këtu e kemi sipas Bankës Botërore sa ishin rritjet gjatë viteve të fundit dhe aty shifet kjartë që Mali Zi ka pasur rritjen më të lartë mesatare prej 8.60% (2021: 13%, 2022: 6.4% dhe 2021: 6.3%). Kjo e kalon rritjen mesatare të Kosovës prej 6.1% (2021-2023). Për ironi, ky NUK është një argument me u krenu për shkak se ka ndodhë në kohën e inflacionit të jashtëzakonshëm që ka shkatërru fuqinë blerëse të familjeve e qytetarëve dhe ku është dashur me politika ekonomike me ‘shkatërru’ kërkesën në treg, jo me stimulu me rritje”, ka deklaruar ndër të tejra ai.

“Për atë vendet e zgjuara si Gjermani e kanë detyruar një recesion të butë të administruar, që mos të ketë kërkesë dhe rrjedhimisht të kontrollohet dhe zbritet inflacioni (shif trendin e rritjes se Gjemanise vitet e fundit, apo peridhen relevante)”.

“Pra, nuk duhet me u krenu me rritje në kohë inflacioni se është një llapsus ekonomik, është sikur me ushqy kancerin tek një pacient i sëmurë. KM mundet me vazhdu me ju servu këtë ‘fake news’ milintantëve të vet, sikurse sot në Këshillin e partisë, por ai e bënë këtë edhe në paraqitjet tjera dhe del se paku jo serioz mos me thënë i pa informuar për trendet rajonale apo edhe më shumë një shpërndarës i informatave jo të sakta”, përfundon postimi i njohësit të çështjeve ekonomike.

Të ngjashme