Auto&Tech
Njihuni me ‘robotin-oficer’ që patrullon rrugët në Los Angeles
Demokracia
10:10 | 10 Tetor 2021

Share:

Një kompani në Silicon Valley ka krijuar një robot që patrullon një qark afër Salt Lake Park në jug të Los Angeles.

Ky robot që ushtron rolin e një oficeri, quhet K5 Robocop, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Roboti-oficer ka video prej 360 shkallë, dhe përdor inteligjencën artificiale për të detektuar anomali të tilla sikurse përleshje dhe vandalizëm.

Pajisja nuk ka armë, por posedon butonin që mund ta shtyp ndonjë qytetar për ta kontaktuar një oficer prej vërteti.

“Më pëlqen roboti mendoj se është shumë mirë ta kemi përreth. Na bën të ndihemi më të sigurt”, ka thënë një qytetare./Demokracia.com/

Të ngjashme