Kuriozitete
Njihuni me qytetin evropian ku ‘selfiet’ janë të “shenjta”
Demokracia
11:52 | 13 Shkurt 2024

Share:

Doni të bëni një selfie? Në Berlin, aty ku privatësia dhe jeta cilësohen si të shenjta, mos u çudisni që përgjigjja të jetë “jo”.

“Gjermania është një nga ato vende ku shqetësimet e privatësisë janë dukshëm më të theksuara,” u shpreh Philipp Masur, bashkëautor i raportit .Në Berlin, selfiet shpesh shihen si kënaqësi ndaj vetvetes dhe është më pak e zakonshme të shohësh njerëz që pozojnë me telefonat e tyre në publik dhe mjedise të hapura.

Studiuesit e lidhin këtë qasje me periudhën e rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, ku kontrolli shtetëror dhe mbikëqyrja kanë qenë standard thuajse për çdo familje gjermane, deri te mosbesimi i kësaj shoqërie europiane për përdorimin e fotove pas hedhjes në platformat online, fakti që si ato të dhëna mund të përdoren ën të ardhmen.

Shumë qytetarë  në Berlin, mendojnë se kultura “jo-selfie” lidhen njëherësh edhe me dëshirën e kësaj popullsie për të ruajtur sekretin e të dhënave në internet, pavarësisht dëshirës apo nevojës për argëtim.

Pavarësisht se Berlini është një nga vendet më me kulturë europiane, por edhe me rregulla strikte për funksionimit e shoqërisë dhe sjelljes në ambiente publike, vendimi për të mos i pranuar me kënaqësi selfiet është një dëshirë e njerëzve për t’u çliruar nga presioni virtual dhe nevojë për privatësi.

Nuk e dimë si rezistojnë pa bërë selfie dhe pa i hedhur në rrjetet sociale? Me siguri që e kanë një formulë magjike, si gjermanë që janë, përtej rregullave dhe nevojave të tyre!

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025