Auto&Tech
Njihuni me MusicLM të Google – mund të gjenerojë muzikë nga përshkrimet e tekstit
Demokracia
20:09 | 27 Janar 2023

Share:

Një sistem i ri mbresëlënës i AI(Inteligjencë artificiale) nga Google mund të gjenerojë muzikë në çdo zhanër me një përshkrim teksti. Por kompania, nga frika e rreziqeve, nuk ka ndërmend ta lëshojë momentalisht atë.

Sistemi gjenerues i AI i Google MusicLM nuk është i pari. Ka pasur përpjekje tjera, të tilla si Dance Diffusion, AudioML e Google dhe Jukebox e OpenAI. Riffusion është një AI që krijon muzikë duke e fotografuar atë.

Megjithatë, asnjë nuk ka qenë në gjendje të prodhojë këngë që janë jashtëzakonisht të sofistikuara në kompozim ose me besnikëri të lartë për shkak të kufizimeve teknike dhe të dhënave të kufizuara të trajnimit.

MusicLM është ndoshta i pari që mund t’i realizojë këto, shkruan TechCrunch.

MusicLM u trajnua në një grup të dhënash prej 280,000 orësh muzike për të mësuar të gjenerojë këngë koherente për përshkrime të “kompleksitetit të konsiderueshëm”.

Edhe kur plotësohet me përshkrime disi të gjata dhe gjarpëruese, MusicLM arrin të kapë nuanca si riff instrumentale, meloditë dhe disponimet.

Fuqitë e MusicLM shkojnë përtej krijimit vetëm të klipeve të këngëve. Studiuesit në Google demonstrojnë se algoritmi mund të bazohet në meloditë ekzistuese, qofshin të gumëzhuara, kënduar, fërshëllyer ose luajtur në një instrument.

Megjithatë, studiuesit e Google tërheqin vëmendjen ndaj çështjeve të shumta etike që ngre një sistem si MusicLM, duke përfshirë një prirje për të përfshirë përmbajtjen e mbrojtur nga të drejtat e autorit nga të dhënat e trajnimit në kompozimet e prodhuara.

Gjatë një eksperimenti, ata zbuluan se 1% e muzikës që prodhonte sistemi kopjonte drejtpërdrejt këngët në të cilat ishte trajnuar. Kjo përqindje thuhet se ishte shumë e lartë për ta për të lëshuar MusicLM në formën e tij aktuale.

Të ngjashme