Kuriozitete
Njihuni me anijen më të madhe në botë
Demokracia
21:40 | 28 Prill 2021

Share:

Anija më e madhe në botë “Wonder of the Seas” me përmasa 362 metra e gjatë dhe 64 metra e gjerë do të jetë e përfunduar dhe gati për të funksionuar në vitin 2022.

Titullin si anija më e madhe aktualisht e mban një tjetër anije e quajtur “Symphony of the Seas”.

Anija do të ketë kapacitet të presë deri në 6 mijë e 988 pasagjerë dhe ofron mbi 2 mijë e 800 dhoma dhe kabina për mysafirët.

“Wonder of the Seas” është aktualisht në ndërtim e sipër në kantierin e anijeve Saint-Nazaire në Francë kështu që nuk kemi parë ende një foto si ajo duket në të vërtetë, edhe pse linja e lundrimit ka ndarë disa foto ilustruese të anijes se si mund të duket ajo.

Do të ketë shumë aktivitete argëtuese në këtë anije, do ketë teatër, kinema, basketboll, volejboll, mini golf, pishina, një qendër spa dhe palestër etj. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025