Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi i ka dorëzuar presidentit francez Emmanuel Macron letrat kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Halimi i dorëzoi letrat kredencialet në një ceromoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit në pallatin presidencial Élysée.
Ai në një postim ka shkruar se do të përfaqësojë Kosovën në cilësinë e ambasadorit e Plotëfuqishëm dhe Fuqiplotë në Francë./Demokracia.com/