Lajme
Njësitë e azilit në Britani marrin urdhër të punojnë vetëm me shqiptarët për të përshpejtuar dëbimin
Demokracia
14:19 | 03 Shkurt 2023

Share:

Ministria e Brendshme në Britani ka urdhëruar njësitë e azilit që të punojnë vetëm me kërkesat e shqiptarëve në një përpjekje për të përshpejtuar dëbimet – duke detyruar kombësitë e tjera të vuajnë pritje më të gjata.

Burimet thonë se përshpejtimi i rasteve, i koduar Operacioni Bridora, synon të shpallë sa më shumë aplikime nga shqiptarët “qartësisht të pabaza”, për të mundësuar deportimin e shpejtë nga Britania e Madhe pas një rritjeje të numrit që mbërrijnë me varka të vogla, raporton The Independent.

Ka shqetësime se operacioni për shqiptarët do të vonojë vendimet për mijëra afganë, iranianë, sirianë dhe azilkërkues nga të gjitha vendet e tjera.

“Ky është një diskriminim”, ka deklaruar një burim i afërt me operacionin për gazetën prestigjioze britanike. “Parimi për pretendime të pabaza nuk po aplikohet njësoj për emigrantë nga vendet e tjera”, ka vënë në dukje burimi, që ka ruajtur anonimatin.

Bëhet fjalë për më shumë se 16 mijë kërkesa të bëra nga iranianët, 14 mijë e 500 nga irakianët, 9 mijë nga afganët dhe rreth 7 mijë nga sirianët dhe eritreasit.

Një ligj i vjetër dy dekada në Britani e liston Shqipërinë mes vendeve nga të cilat kërkesat për azil cilësohen “tërësisht të pabaza”, pasi konsiderohen vende të sigurta.

Të ngjashme