Lajme
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës shfaqet në veri, për herë të parë që nga ngritja e barrikadave
Demokracia
14:30 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë shfaqur sot në afërsi të rrugës magjistrale në drejtim të fshatit Banjë në komunën e Zveçanit, shkruan Demokracia.com.

Ditëve të kaluara, që nga ngritja e barrikadave në veri, prania e tyre pranë rrugës kryesore Mitrovicë-Rashkë nuk ishte e dukshme, raporton televizioni publik serb.

“Në regjistrimet telefonike, shihet një grup forcash speciale me armë me tyta të gjata, pranë disa automjeteve të blinduara të parkuara në rrugë”, shkruan rts-i.

Demokracia.com do të sjellë detaje tjera nga ky zhvillim i ri, duke pas parasysh se mediat serbe në shumicën e rasteve propagandojnë apo shtrembërojnë të vërtetën faktike. /Demokracia.com/

Të ngjashme