Ministrja e Punës, Politikës Sociale, Personave të Zhvendosur dhe Refugjatëve e Kantonit të Sarajevës, Enda Paviq Peqenkoviq, është arrestuar.
Ajo u arrestua në zyrën e saj.
Siç njofton Prokuroria e Kantonit të Sarajevës, ajo dyshohet për punësim të jashtëligjshëm dhe operacioni është vazhdimësi e fushatës “Zarfi” në të cilin së fundmi është arrestuar ministrja e Shkencës, Arsimit të Lartë dhe Rinisë, Adna Mesihoviq
Prokuroria e akuzon atë se, së bashku me Adna Mesihoviq, me ndërmjetësimin e Ibrahim Obohodash, kanë favorizuar motrën e tij me qëllim që të mundësonin punësimin e saj në Ministrinë e Punës.
Aksioni raportohet se është duke vazhduar./Reporteri.net/