Lajme
Njësia elitare ukrainase që po i shkatërron rusët: I godasim kur ata janë në gjumë
Demokracia
23:35 | 18 Mars 2022

Share:

Njësia elitare ukrainase e dronëve ka shkatërruar dhjetëra “caqe prioritare” duke sulmuar forcat ruse derisa flinin”, shkruan The Times, transmeton Demokracia.com.

Njësia e fluturakeve, e specializuar për sulme të befasishme, që nga fillimi i invazionit ka shkatërruar tanke, kamionë të furnizimeve me derivate dhe automjete me pajisje elektronike.

“Ne sulmojmë natën, kur rusët janë në gjumë”, tha Jaroslav Honcar, komandanti i njësisë ‘Aerorozvidka’. Ai shpjegon se forcat ruse janë statike gjatë natës dhe fshihen në tanke midis shtëpive në fshatra, duke e ditur se artileria konvencionale ukrainase nuk do të qëllojë ndaj tyre.

“Është e pamundur të shohësh dronët gjatë natës. Mund të sulmojmë edhe në fshatra, pa shumë dëme anësore”, thotë një nga komandantët.

“Aerorozvidka” ka një flotë dronësh të fuqishëm me tetë rotorë të armatosur me granata antitank dhe të pajisur me kamera termike. Një nga dronët në flotë, R18, mund të fluturojë katër kilometra, për gjithsej 40 minuta dhe të hedhë bomba me peshë pesë kilogramë. Flota përfshin gjithashtu një dron zbulues PD-1 që mund të kalojë tetë orë në ajër. /Demokracia.com/

Të ngjashme