Sport
Njeriu që u largua nga kjo botë për pesë minuta, do të luajë në Katar 2022
Demokracia
21:45 | 01 Prill 2022

Share:

Një nga historitë më të bukura të Katarit 2022 do të jetë ajo e rikthimit të Christian Eriksen, pas sëmundjes që për pak i kushtoi jetën.

E pamendueshme disa muaj më parë, por sot është një realitet i mrekullueshëm. Danimarka përfundoi në grupin e Francës, Tunizisë dhe një mes Australisë, Emirateve Arabe dhe Perusë. Eriksen u ngrit dhe ndërsa shokët e tij të skuadrës po fitonin raundin kualifikues me “cigare ne goje” (27 pikë nga 30) ai, me një defibrilator kardioverter, gjeti palestër sportive dhe një ekip që vendosi t’i besonte.

Më 31 janar regjistrimi zyrtar, më 26 shkurt rikthimi në fushë në Premier League dhe saktësisht një muaj pas rikthimit në kombëtare.

Plot 45′ me Holandën, më pas një ndeshje titullar dhe kapiten kundër Serbisë: dy ndeshje, dy gola. I fundit në Parken, stadiumi ku rrezikoi të vdiste me 12 qershorin e mallkuar te vitit te shkuar. Dy gola që do të thotë se Eriksen është rikthyer dhe do të jetë ende protagonist në një kombëtare që ka jetuar prej kohësh nga lojërat e tij.

Christian Eriksen shënoi për Danimarkën në stadiumin Parken në Kopenhagë. Stadiumi ku ish-playmakeri i Interit pësoi një atak kardiak 290 ditë më parë që rrezikoi vdekjen. Epo, fati e deshi kështu.

Dhe se pa të ajo ka mësuar të ece sigurisht. Skandinavët janë ndër surprizat më interesante të turneut dhe katër vite më parë i ndaluan vetëm penalltitë ndaj Kroacisë, e cila më pas arriti në finale. Ata do të provojnë sërish në Katar dhe për Eriksen do të jetë pjesëmarrja e katërt.

Ai, i cili pak më pak se një vit më parë kishte vdekur për pesë minuta! Jeta është e çuditshme dhe nuk duhet të ketë llogari, sepse shpesh ka pengesa te ndryshme dhe me pas ka edhe lehtësime te tjera… Si historia e mrekullueshme e Eriksen. /Demokracia.com

Të ngjashme