Lajme
Njeriu që shpërndau “fake news”, Elvis Hoxha pjesë e kryesisë së re të VV-së
Demokracia
20:55 | 23 Tetor 2022

Share:

Sot është zgjedhur kryesia e re e Vetëvendosjes, e listës së saj i prin Albin Kurti, shkruan Periskopi.

Ajo që vërehet në listën e VV-së është mungesa e disa figurave kyçe të partisë, por nuk mungojnë as personat të cilët kanë bërë zhurmë për jo të mirë këtë vit.

Ai që i ka mbijetuar pastrimit të kryesisë është Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit Kurti.

Elvis Hoxha këtë vit nuk iu dëgjua emri për të mirë, pasi pa fakte kishte shpifur ndaj kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt, duke e cilësuar si anëtarë të partisë serbe.

Madje pak më vonë ai edhe kishte kërkuar falje ndaj Jasharajt, duke u arsyetuar se ishte bazuar në një lajm jo të vërtetë.

“Nuk kam turp të kërkoj falje, sidomos nëse i kam rënë në qafë z. Rrahman Jasharaj duke u bazuar në një lajm të gabuar që u shpërnda nëpër media lidhur me personin dhe të shkuarën e tij. Nuk e di si qëndron e vërteta lidhur me këtë lajm. Siç duket informacioni, edhe pse i shpërdarë nëpër disa media, paska qenë i pakonfirmuar. Kështu që i kërkoj falje, jo thjesht, por falje me ndjenjë të lartë përgjegjësie. Pak më intereson se si më ka kualifikuar z. Jasharaj në një shprehje të tij publike”, kishte shkruar Hoxha.

Të ngjashme