Lajme
Njeriu që ka shëtitur nëpër parti politike, Mimoza Kusari, merr guximin ta kritikojë opozitën për paqëndrueshmëri
Demokracia
11:58 | 13 Shtator 2023

Share:

Skena politike kosovare është e mbushur me çudi të ndryshme, secila më e veçantë se tjetra.

E tillë është edhe Mimoza Kusari – Lila, e cila në karrierën e saj politike shquhet si asnjë politikan tjetër për lëvizjet e saj nga njëri krah politik, në tjetrin. Shpeshherë këto lëvizje kanë qenë edhe nga njëri ekstrem, në tjetrin, shkruan Demokracia.com.

Mimoza Kusari – Lila, që sot është shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i është përshtatur diskursit të këtij subjekti politik për t’i fajësuar qeveritë e 20-vjeçarit të kaluar, ku shpeshherë i ndodhë t’i kritikojë me gjuhë të ashpër qeveritë e kaluara, madje edhe të atyre që vetë iu ka shërbyer si ministre.

Në një intervistë për RTK-në, në mbrëmjen e 12 shtatorit, Kusari – Lila, e cila ka ndryshuar disa herë partitë politike, ka marrë guximin për ta kritikuar opozitën aktuale për mungesë qëndrueshmërie. Duke folur për kërkesat e opozitës që Kuvendi të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ajo ka thënë se e vetmja gjë konsistente nga opozita është mungesa e konsistencës.

“E vetmja gjë çfarë e ka karakterizuar opozitën, që ka qenë konsistente për opozitën, ka qenë jokonsistenca. Kjo është lehtë e dokumentueshme nga të gjitha sjelljet dhe deklarimet e tyre në seancë. Situatën në të cilën e kemi opozitën, e cila tre muaj më parë ka thënë edhe nëse Qeveria e bjen vetëshkarkimin apo nëse kryetari kërkon shpërndarjen e Kuvendit, ne nuk do të votojmë… kanë qenë vetë përfaqësuesit e PDK-së që kanë thënë duhet t’ia lëmë Qeverisë Kurti deri në fund këtë mandat”, ka thënë Kusari – Lila. /Demokracia.com/

Të ngjashme