OpEd
NJERIU ME PUSHTET
Demokracia
10:28 | 13 Prill 2024

Share:

Nga: Gabriel Garcia Marquez
Përktheu: Bajram Karabolli

Sa më shumë pushtet të kesh, aq më e vështirë është të kuptosh se kush po të gënjen dhe kush jo. Kur dikush arrin pushtetin absolut, ai nuk ka më kontakt me realitetin, dhe ky është lloji më i keq i vetmisë që ekziston. Një person shumë i fuqishëm, një diktator, është i rrethuar nga interesa dhe njerëz, qëllimi përfundimtar i të cilëve është ta izolojnë atë nga realiteti; gjithçka bashkohet për ta izoluar.

Jam i sigurt se është e pamundur të ushtrosh pushtet nga pjesa më e lartë e piramidës, sepse urdhrat transformohen teksa zbresin nga shpati dhe arrijnë në fund të shndërruara në urdhra të tjerë.

Strategjia për të ruajtur pushtetin, si dhe për të mbrojtur veten dhe famën, përfundojnë të jenë të ngjashme. Kjo është pjesërisht shkaku i vetmisë në të dyja rastet. Por, ka edhe më shumë: mungesa e komunikimit të pushtetit dhe mungesa e komunikimit të famës e përkeqësojnë problemin. Në fund të fundit, është një problem informacioni që përfundon duke u izoluar nga realiteti i pakapshëm dhe në ndryshim. Pyetja e madhe kur ke pushtet dhe famë do të ishte atëherë e njëjta: “Kujt t’i besosh?”, e cila të çon në ekstremet e saj delirante ku duhet t’i bësh vetes pyetjen e fundit: “Kush dreqin jam unë”?

 

Të ngjashme
OpEd • 27 Prill 2024