Një histori interesante vjen nga Bolivia, vend në të cilin 21 persona kanë vdekur dje në një aksident trafiku.
Autobusi u përmbys në austradë por për fat të mirë kishte edhe të mbijetuar, shkruan Demokracia.com.
I mbijetuar në këtë tragjedi ishte edhe futbollisti Edvin Tumiri.
Tumiri ishte njëri prej gjashtë të mbijetuarve në tragjedinë ajrore të klubit brazilian, Chapocoense në vitin 2016.
Në këtë tragjedi ajrore kishin vdekur 71 nga 77 personat në bord.
Kështu, pesë vite më vonë, Tumiri i ka shpëtuar një tragjedie tjetër. /Demokracia.com