Lajme
Njeriu i LVV-së kritika të ashpra Arben Vitisë, akuzon MSH-në për blerjen e infuzionit të prodhuar në Serbi
Demokracia
20:14 | 12 Mars 2023

Share:

Njëri prej kuadrove kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje për shëndetësinë, Baton Kelmendi, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të bashkëpartiakut të tij, ministrit Arben Vitia.

Kelmendi e ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se ka blerë infuzione të prodhuara në Serbi, shkruan Demokracia.com.

Njeriu, i cili në të kaluarën ishte përfolur edhe për Ministër të Shëndetësisë nga ana e LVV-së, përmes një postimi në Facebook ka thënë se tenderin për furnizim e ka fituar kompania me seli në Serbi.

“Viti 2023, pacientët në Kosovë në Institucione shëndetësore publike trajtohen me infuzione të prodhuara në Serbi nga Hemofarmi i Vërshacit”, ka shkruar ai.

Kelmendi tutje ka ironizuar duke thënë se “Pragu për disa është “Pllazma keksat mos i hani”.

Demokracia.com në shkurt të këtij viti kishte raportuar se Ministria e Shëndetësisë kishte blerë infuzione të prodhuara në Serbi.

Ndryshe, bashkëshortja e Kelmendit, Alma, ishte punësuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.

DOKUMENT| Arben Vitia blen infuzione nga Serbia

Postimi i plotë i Kelmendit:

Viti 2023, pacientët në Kosovë në Institucione shëndetësore publike trajtohen me infuzione të prodhuara në Serbi nga Hemofarmi i Vërshacit.

Shkurt e shqip tenderin për furnizim e ka fituar kompania me seli në Serbi!

Pragu për disa është “Pllazma keksat mos i hani”! /Demokracia.com/ 

 

DOKUMENTE| Nepotizmi s’ka të ndalur në Qeverinë Kurti, bashkëshortja e doktorit të Vetëvendosjes punësohet në QKUK

Të ngjashme