Lajme
Njeriu i Kurtit, Erden Atiq, merr detyrën e kryetarit të Mitrovicës Veriore | A do t’i ndalojë ndërtimet kolektive të Serbisë?
Demokracia
13:38 | 22 Maj 2023

Share:

Erden Atiq, e ka nisur punën si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ai tha se tashmë ka filluar edhe më emërimin e drejtorëve të rinj teksa shoti se do t’i vizitoj edhe punëtorët e administratës së komunës.

Mirëpo shqiptarët që jetojnë në veri të Mitrovicës ndihen të pasigurt, pasi që serbet vazhdojnë ndërtimet e objekteve kolektive pa lejen e institucioneve të Kosovës.

Disa nga objektet kanë përfunduar më herët e janë mbushur me banor serbë, e disa të tjera po presin banor të rinj. Të gjitha banesat kolektive që janë ndërtuar në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, në një periudhë kohore prej 2 vjetësh.

Investimet e Serbisë në këtë pjesë janë duke vazhduar. Edhe objekti Universiteti paralel të Prishtinë në këtë anë është pranë përfundimit të fazës së parë të punimeve.

Kryetari i KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani tha për RTK se për dallim prej serbëve që jetojnë e ndërtojnë çdo ditë, shqiptarët jetën e tyre e bëjnë si refugjatë në vendin e vet.

Për ndërtimet  ilegale në vazhdimësi që serbët i kanë bërë këtë pjesë me investime direkte të Serbisë, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Libur Aliu para disa ditësh ka thënë se atje do të zhvillohet puna tashmë me ligjet e Kosovës.

Sipas tij, një ndër problemet kryesore, është se deri vonë nuk janë implementuar ligjet e Republikës së Kosovës në këtë pjesë vendit. Mirëpo tash pas zgjedhjeve të fundit që janë mbajtur në veri, nuk dihet nëse kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut do të ndalojë këto ndërtime kolektive.

Të ngjashme