Sport
Njeriu i Championsit: Ronaldo barazon rekordin historik të Casillas
Demokracia
18:47 | 14 Shtator 2021

Share:

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo ka barazuar një rekord historik në Ligën e Kampionëve.

I rikthyeri së fundmi te Manchester Unitedi do të luajë nga minuta e parë kundër Young Boysit në xhiron e parë të fazës së grupeve, shkruan Demokracia.com.

Numri 7 i “Djajve” kësisoj barazon rekordin e legjendës së Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillasit me 177 paraqitje në ligën më prestigjioze evropiane.

Kujtojmë, se Ronaldo është golashënuesi numër një në histori të Ligës së Kampionëve, rekord që ndoshta do duhen dekada që të thyhet.

Përballja mes Young Boys dhe Man United nis në ora 18:45. /Demokracia.com

Të ngjashme