Lajme
Njëri nga të plagosurit në Skenderaj në gjendje të rëndë, i amputohet këmba
Demokracia
09:38 | 10 Gusht 2023

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt ku mbeti i vrarë një person dhe tre të tjerë u plagosën.

Njëri nga të plagosurit 32 vjeçar (1991) pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, ku pas lëndimeve të rënda i është amputuar një pjesë e këmbës.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur shefi i Intensives, Shaqir Uka i cili tha se pacienti kishte lëndime të rënda në këmbën e tij të djathtë.

Uka po ashtu tha se pas intervenimit kirurgjik pacienti është sjellë në Mjekimin Intensiv për të marr tretman mjekësor.

“Një i lënduar nga arma e zjarrit është sjellë nga Spitali i Mitrovicës në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Pas ekzaminimeve është vërejt që ka indikacion për intervenim kirurgjik. Lëndimi ka qenë në anën e djathtë, një lëndim në regjionin e nën-gjurit. Lëndim shumë i madh i kockave, i muskujve dhe fatkeqësisht e ka humbur atë pjesë të këmbës. Është amputuar. Pas intervenimit kirurgjik pacienti është sjellë në mjekimin intensiv ku vazhdon që të marr tretman mjekësorë.

E sa i përket gjendjes së përgjithshme të të lënduarit, Uka tha: “Gjendja e përgjithshme e tij është në fazën ku jemi duke u mundu me e stabilizu, pasi ka humbur shumë gjak dhe lëndimi ka qenë shumë serioz …”.

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024