Lajme
Njëri nga të lënduarit nga aksidenti me fatalitet në Baballoq po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë
Demokracia
10:30 | 15 Prill 2025

Share:

Një aksident me fatalitet ndodhi dje në fshatin Baballoq të Deçanit.

Një grua humbi jetën, derisa dy të tjerë u lënduan.

Njëri prej të lënduarve, për shkak të lëndimeve është dërguar për trajtim në QKUK.

Për gjendjen e tij ka folur drejtori i Emergjencës Naser Syla.

Syla për Klankosova.tv tha se gjendja e tij është stabile.

“Gjendja është stabile. Po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë”, deklaroi ai.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Spitalin e Pejës për të marrë informacione, por deri momentin e publikimit të lajmit s’ka marrë ndonjë informacion.

Të ngjashme