Sport
Njëri nga policët e arrestuar në operacionin “Pika” ishte gjyqtar i Superligës së Kosovës
Demokracia
18:08 | 15 Mars 2022

Share:

Njëri nga policët e arrestuar në operacionin “Pika” është ish-gjyqtari i Superligës së Kosovës, Benon Këpuska.

Këpuska brenda një ditë – derisa ishte në ndërrimin e natës – kishte marrë mbi 200 euro ryshfet. Më 17 tetor të vitit të kaluar, ai e kishte nisur ditën duke marrë 20 euro ryshfet.

Më vonë, duke lejuar kontrabandimin e kërpudhave, ai kishte marrë edhe 100 euro të tjera. Pas orës 21:00, duke lejuar kontrabandën e kërpudhave, polici dhe ish-gjyqtari B.K, kishte marrë 105 euro nga një shtetas i Shqipërisë, dhe i kishte ndarë me kolegët S.ZH dhe M.B.

Ndryshe, Benon Këpuska së fundi ka mbajtur detyrën prej sekretari tek klubi i futsallit, Liburni, raporton Insporti.

Ditën e djeshme, Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale zhvilluan një mega aksion, ku rezultoi me 50 zyrtarë të arrestuar, 48 policë dhe dy doganierë.

Operacioni “Pika” nisi dje në orët e hershme të mëngjesit, derisa hetimet kundër korrupsionit dhe kontrabandës në pikat kufitare, Qafë Morinë dhe Qafë Prush kanë nisur rreth një vit më parë.

Të ngjashme