Biznesmeni i njohur meksikan, Carlos Slim, i cili është edhe njëri prej njerëzve më të pasur në botë, është hospitalizuar për shkak të Covid-19, tha zëdhënësi i tij, Arturo Elias, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.
Magnati 80-vjecar është infektuar prej djalit të tij, i cili pas testimit të hënën doli të jetë infektuar me virus.
Slim është meksikani më i pasur dhe njëkohësisht edhe njëri prej njerëzve më të pasur në botë. Ai ka në pronësi kompaninë “American Movil”. /Demokracia.com