ShowBiz
Njerëzit shkaktojnë tërmet në koncertin e Taylor Swift
Demokracia
13:38 | 14 Qershor 2024

Share:

Efekti i Taylor Swift ndihet kudo! Momentalisht ajo po vijon turneun e saj “ERAS” në Mbretërinë e Bashkuar, ku në një prej koncerteve në Edinburgh, njerëzit kanë shkaktuar tërmet nga lëvizjet.

Agjencia Kombëtare e monitorimit të tërmeteve në Mbretërinë e Bashkuar u shpreh se koncerti i së premtes rezultoi më “energjiku”, pasi u raportuan dridhje sizmike prej 23.4 nm. Këngët që sollën lëvizje të tilla sizmike ishin: “…Ready For It?”, “Cruel Summer” dhe “Champagne Problems”.

Agjencia zbuloi se aktiviteti u krijua kryesisht nga njerëzit që kërcenin në të njëjtën kohë me muzikën e Taylor, ndërsa kulmi arriti në këngën “…Ready For It?”, ku turma transmetoi 80 kW fuqi (e barasvlefshme me rreth 10-16 bateri makinash).

Nuk është hera e parë që njerëzit shkaktojnë tërmet në koncertet e saj, sidomos gjatë turneut “ERAS”. Gjatë korrikut të kaluar, në Washington, u regjistrua një tërmet me magnitudë 2.3, i cili ndodhi shumë shpejt.

Swift ka njofuar në Liverpool se turneu i saj do të përfundojë në dhjetor të këtij viti. “Është hera e parë që ia kam pranuar vetes se turneu do të mbarojë në dhjetor. Më parë kisha pasione”, tha këngëtarja para se të këndonte “All Too Well”.

Të ngjashme