Lifestyle
Njerëzit janë të tmerruar nga fakti që ky trend i viteve 2000 po kthehet
Demokracia
15:54 | 09 Prill 2021

Share:

Në një kohë kur shumica e trendeve nga periudha të ndryshme të kaluara po kthehen dhe po pritet me nostalgji, njerëzit janë të tmerruar nga një kthim i padëshirueshëm: xhinset me bel të shkurtë.

Në vitet e kaluara ka pasur shumë thashetheme se ky lloj trendi që ishte shumë i popullariuzar në vitet 2000, do të kthehet prap në modë, transmeton Demokracia.com

Mirëpo deri më tani, përpos disa paraqitjeve të pakta te modelet apo sfilatat si ajo e Alexander McQueen, nuk kishte asnje arsye konkrete për t’u shqetësuar.

Si shumica e trendeve të cilat po kthehen, TikTak është ‘fajtori’ më meritor për kthimin e këtij tredi, bashkë me përdoruesit e këtij aplikacioni, Gen Z, të cilët po postojnë video të shumta të veshur me këto lloj xhinsesh.

Një kërkim për hashtagun #loërisejeans vjen me rezultate që janë parë më shumë se 34 milion shikime në aplikacion, ndërsa hashtagu #loërisejeansarecute ka 52,300 shikime.

Shumë prej klipeve përcjellin përdoruesit e TikTok duke provuar xhinse të zakonshme dhe duke i krahasuar ato me xhinset me bel të shkurtër, vetëm për të vendosur që preferojnë më shumë këto të fundit.

Sidoqoftë, shumica e anëtarëve të brezave të vjetër tashmë kanë filluar të shprehin frikën e tyre se trendi do të kthehet./Demokracia.com

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024