Gazetari në “TRT World”, Abdylvehab Ejupi, ka treguar për emisionin Frontal në T7 që pas sulmit të djeshëm në Stamboll, Qeveria e Turqisë e ka ngritur nivelin e sigurisë.
Sipas tij, Ministria e Brendshme ka marrë masat e nevojshme.
“Ministria e Brendshme në Turqi vazhdimisht ka tentuar të krijoj sistem mbrojtës ndaj sulmeve terroriste duke marrë shkas nga vargu i sulmeve të tilla që ka ndodhur në vitin 2015” ka thënë Ejupi.
Ai ka bërë të ditur se situata aktualisht është më e qetë megjithatë njerëzit janë të frikësuar marrë shkas nga ajo çfarë ka ndodhur një ditë më parë.