Lajme
Njerëz të shtrirë, kaos, tym dhe policë që vrapojnë kudo| Dalin pamjet e para pas sulmit në New York
Demokracia
17:16 | 12 Prill 2022

Share:

Mediat amerikane po raportojnë për sulmin që ka ndodhur para disa minuatave në metronë e Brooklyn-it në New York ku dyshohet se deri më tani janë edhe 13 viktima.

Departamenti i Zjarrfikësve njoftoi se nga të shtënat, 13 persona kanë mbetur të plagosur, shkruan New York Times.

Një zyrtar ligjor tha se pesë sulmues u qëlluan nga policia dhe se autoritetet po kërkojnë edhe një burrë tjetër me maskë gazi dhe që mban veshur një jelek portokalli. Ky i fundit dyshohet të jetë iniciatori i sulmit.

Zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve thanë se hetuesit po përpiqeshin të përcaktonin burimin e sulmit në stacionin e metrosë dhe nëse ndonjë pajisje shpërthyese eksplodoi gjatë të shtënave.

Mirëpo, një zëdhënës i Departamentit të Policisë tha se asnjë mjet aktiv shpërthyes nuk ishte gjetur në vendngjarje.

Pas të shtënave me armë në Brooklyn, njerëzve u kërkohet të rrinë larg

Të ngjashme