Një zjarr përfshiu një sipërfaqe të madhe toke në Berlin pas një shpërthimi në një depo municionesh policore më 4 gusht, raporton Agence France-Presse.
“Zjarri po digjet në pyllin Greenwald, në perëndim të qytetit dhe ka shpërthime”, njoftuan zjarrfikësit.
Kryeqyteti i Gjermanisë dhe rrethinat e tij janë prekur prej ditësh nga temperaturat e larta dhe thatësira, sipas të dhënave të Institutit për Kërkime Mjedisore UFZ.
Zjarrfikësit saktësuan se zjarri u përhap në 15 mijë metra katrorë. Këtu përfshihet vendi ku ndodhet depoja e municioneve, por zjarri është përhapur në pyllin përreth.
“Zjarri vazhdon të përhapet në mënyrë të pakontrolluar në pyll”, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve për AFP.
Nga shpërthimet vështirësohet ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët janë vendosur në një rreze prej një kilometri rreth magazinës së municioneve.