Sport
Një yll më pak në basketbollin femëror, Ulpiana Emra largohet pas një karriere brilante
Demokracia
21:42 | 12 Gusht 2022

Share:

Njëra nga basketbollistet më të mira në vendin tonë, Ulpiana Emra ka vendosur të largohet nga basketbolli, përkohësisht ose përgjithmonë, këtu vazhdon të mbetet dilema e madhe.

Emra ka bërë një karrierë të gjatë 13 vjeçare deri më tani në elitën e basketbollit kosovar, ku ka fituar shumë trofe.

Prizrenasja që ka luajtur në rolin e fundores është pjesë e basketbollit kosovar që nga mosha 13-vjeçare, por ka vendosur t’i jap fund për shkak të angazhimeve të shumta, edhe pse mund të ketë një rikthim befasues në janar.

“Këtë vendim e kam marrë për shkak të angazhimeve dhe ngarkesës së madhe në punë. Kam vendosur që të e ndërprerjë karrierën si basketbolliste”, deklaroi Emra për Gazetën Olle.

“E vështirë ta them që është përgjithmonë, por ende nuk e di se çfarë mund të më sjell e ardhmja”, vazhdoi Emra.

26-vjeçarja që punon si prezantuese në Art Motion, deklaroi se së fundmi e ka pasur një ofertë shumë serioze të cilën e ka shqyrtuar deri në ditën e fundit.

“Kam pasur një ofertë shumë serioze të cilën e kam shqyrtuar deri ditën e djeshme, megjithatë ky është vendimi im për momentin”, u shpreh Ulpiana.

Prizrenasja ka pasur një karrierë fantastike ku ka luajtur për skuadrat më të mira në vend si Prishtinën, Penzën dhe klubin e qytetit Bashkimin.

Ajo më të tria këto ekipe ka fituar titullin e kampionit, derisa ka në CV e saj edhe Kupa shtetërore të fituara, derisa i mungon Liga Unike.

Përveç që ka luajtur për skuadrat më të mira në vend, Emra ka bërë edhe një ëndërr të saj realitet duke qenë pjesë e Kombëtares së femrave të Kosovës në basketboll.

Gjatë intervistës për Gazetën Olle, Emra thotë se është e kënaqur me karrierën që e ka pasur.

“Jam shumë e kënaqur me karrierën time të deritanishme. Çdo qëllim që a kam pasur e kam arritur duke i fituar të gjitha trofetë për Ligës Unike. Këtu e përfshijë edhe medaljen e artë me Kombëtaren e Kosovës që ka qenë një nga emocionet më të mira gjatë karrierës time”, vazhdoi tutje Ulpiana.

Natyrisht që kulmi i saj si basketbolliste ishte në vitet 2016, 2017 e 2018 kur filluan ta quanin tifozët ‘kampione’ për faktin se fitoi tre tituj radhazi me tri skuadra të ndryshme.

“E veçantë ka qenë që kam fituar tre tituj radhazi të kampionit, në 2016 me Prishtinën, në 2017 me Penzën dhe në 2018 me Bashkimin”.

“Vitin 2018 e cilësoj si më të mirin në karrierën time, për faktin se kam fituar edhe titullin e kampionit me klubin e qytetit”, përfundoi Ulpiana.

Ulpiana rrjedh nga një familje sportistësh, pasi ajo është motra e njërit nga sulmuesve më të mirë në historinë e futbollit kosovar Uliks Emra. /Demokracia.com

Të ngjashme