Lajme
Një vit pas ‘tigrit prej letre’: Gërvalla këtë herë në një panel me Lajçak e O’Brien
Demokracia
10:51 | 29 Qershor 2024

Share:

“Tigër prej letre” e kishte cilësuar Bashkimin Evropian kryediplomatja Donika Gërvalla në Forumin e Dubrovnikut. Një vit pas, ajo është kthyer sërish atje. Sërish, në të njëjtën panel do të jetë me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Këtë herë, i pranishëm do të jetë edhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien.

Fillimisht, risjellim në vëmendje edhe një herë fjalët e Gërvallës:

“Pyetja kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është dhe që ne e pyesim vetën është: A mundet Bashkimi Evropian dhe a ka unitet BE-ja të garnatojë dhe sigurojë paqe në Evropë? Unë vlerësoj që BE-ja nuk munden, dhe njëjtë ka thënë edhe një analist gjerman para disa ditësh, sepse nuk është e aftë të ofrojë siguri, arsyet dihen. Nuk ka vullnet politik, ka shumë jounitet në bllok, dhe pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letër kur vjen puna te siguria.” – kishte thënë ajo, përcjell Nacionale.

Si ishte përgjigjur Lajçak?

Nuk kishte vonuar shumë, nga i njëjti panel diskutimi ishte përgjigjur Lajçak, duke thënë se “BE-ja është ëndërr e shteteve që po trokasin në derën e bllokut”, derisa shtoi se ka nevojë për zgjerim.

“Fillimisht, mendoj se duhet të them që BE-ja është larg perfeksionit, por është më i miri që kemi. Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka një union tjetër të shteteve në këtë planet, që ka bërë stabilitet politik, ekonomik më të mirë…Kështu që, unë mendoj që bashkimi në BE është një ëndërr e shteteve që janë duke trokitur në derën e BE-së. Në këto 20 vite, vetëm Kroacia iu bashkua BE-së, dhe procesi i zgjerimit ka humbur dinamikën. Dihet se diçka duhet të bëhet. Dua të them, ironikisht, që lufta në Ukrainë solli një afekt pozitiv, dhe ai është kuptimi i BE-së që kemi një punë të pakryer në Ballkanin Perëndimor, duhet të jemi serioz, dhe zgjerimi është kthyer në lojë”.

Të shtunën, duke filluar nga ora 14:30, Gërvalla e Lajçak do të jenë sërish në të njëjtin panel diskutimi.

“Ballkani Perëndimor: Zhbllokimi i potencialit të reformës” do të jetë paneli ku ata do të jenë pjesëmarrës, bashkë me ministra të tjerë të rajonit si dhe zyrtarin e lartë amerikan, James O’Brien.

Të ngjashme