Qyteti i Wuhanit i cili njihet si vatra e konovavirusit ka kohë që është “shëruar” nga shpërthimi i parë me Covid-19. Sot ky vend është duke shënuar përvjetorin e izolimit dhe e gjitha kjo po kujtohet jo si një katastrofë, por si një fitore dhe me një këmbëngulje se pandemia ka ardhur nga diku tjetër dhe jo pikërisht nga ky qytet.
Profesoresha nga Instituti i Virologjisë Wuhan, Shi Zhengli që nga fillimi i pandemisë ka qenë në qendër të polemikave të mëdha shkencore duke pohuar se virusi ekzistonte jashtë Kinës, përpara rastit të parë të njohur të Wuhan në dhjetor 2019, përcjell Demokracia.com
Megjithatë, ajo ka ofruar mendimet e saj se si mund të ketë filluar shpërthimi fillestar në qytet.
“Duke pasur parasysh gjetjen e SARS-CoV-2 në sipërfaqen e paketave të ushqimit të importuar, kontakti me ushqimin e papjekur të kontaminuar mund të jetë një burim i rëndësishëm i transmetimit të SARS-CoV-2,” ka shkruar ajo në një artikull.
Njëjtë edhe qytetarët nuk e besojnë se virusi ka prejardhjen nga Kina.
“Erdhi këtu nga vendet e tjera”, më thotë një grua që drejton një stendë të nxehtë në një rrugë të zënë. “Kina është një viktimë”, shkruan BBC, përcjell Demokracia.com.
“Nga erdhi?” shitësi i peshkut me zë të lartë përgjigjet: “Erdhi nga Amerika”.
Më 23 janar të vitit të kaluar, autoritetet kineze ndërprenë lidhjet e transportit nga Wuhan.
Pas vendosjes përfundimisht nën kontroll të situatës tani suksesi po festohet në salla gjigande, me plot modele të punonjësve mjekësorë, instalime të shtretërve spitalorë dhe kudo të vendosura portretet gjigante të Presidentit Xi Jinping.
Wuhani i është kthyer normalitetit, bie në sy trafiku i dendur, tregjet aktive dhe restorantet tashmë janë me plot njerëz./Demokracia.com