Sport
Një vit jashtë fushave, Betim Fazliji më në fund rikthehet nga lëndimi
Demokracia
22:40 | 05 Dhjetor 2024

Share:

Betim Fazliji i ka dhënë fund vuajtjes një vjeçare dhe tani është rikthyer nga lëndimi i rëndë.

Mesfushori nga Kosova që aktivizohet në Zvicër me St Gallenin, ka një vit që ishte lënduar duke këputur ligamentet.

25-vjeçari prej disa javësh po stërvitej me klubin e tij, derisa sonte në ndeshjen ndaj Bellizonës për herë të parë u ftua.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC St.Gallen 1879 (@fc_st.gallen1879)

 

Megjithatë ai nuk luajti, por St Gallen ka publikuar fotot e tij duke iu gëzuar rikthimit të tij.

St Gallen u mposht në Kupën e Zvicrës me rezultat minimal 1-0.

Rikthimi i Fazlijit është një lajm i madh edhe për Kombëtaren e Kosovës, pasi ai ka qenë rregullisht pjesë e Dardanëve.

Të ngjashme
Sport • 18 Janar 2025