Lajme
Një viktimë dhe dy të zhdukur nga përmbytjet në Itali
Demokracia
18:00 | 03 Maj 2023

Share:

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve në Itali.

Dy të zhdukurit janë në Fontaneliçe, në provincën e Bolonjës, ku u shemb një shtëpi dhe një burrë mbi 80 vjeç i vdekur në Kastel Bolonjeze.

”Është një situatë shumë e vështirë, një pjesë e argjinaturës është shembur dhe ne kemi evakuuar një pjesë të banorëve”, tha Luca Della Godenza, kryebashkiak i Kastel Bolonjezes.

”Kemi mbyllur shkollat ​​si masë paraprake dhe ka shqetësime të mëdha për të udhëtuar për shkak të ndalimit të trenave dhe ujit që ka pushtuar Via Emilian”, shtoi ai.

Të ngjashme