Një video ka treguar rrejshëm se refugjatët ukrainas kanë djegur një shtëpi në Gjermani, pasi provuan ta digjnin një flamur rus.
Pamjet mashtruese janë shpërndarë mijëra herë në platforma të ndryshme në Rusi, Gjermani dhe Bullgari, përcjell Demokracia.com.
Video tregon klipin e një gruaje duke qarë – dyshohet se vajza e pronarit të pronës. Titujt aludojnë se refugjatët ukrainas i vënë zjarrin ndërtesës pasi provuan të digjnin flamurin rus.
Kryeredaktori i Bild tha në Twitter se gazeta e tyre nuk e ka publikuar atë video. “E vërteta është: BILD nuk e ka shkruar kurrë atë raport. Kjo është plotësisht lajm i rrejshëm”, shkroi ai më 17 maj.
Për këtë video të ripublikuar tani, hulumtimet tregojnë se ishte e disa viteve para se lufta në Ukrainë të fillonte. Video ishte publikuar në vitin 2013 kur një ndërtesë në fhsating Walluf i ishte vënë zjarri.
Për më shumë pamjet e gruas duke qarë ishin publikuar në janar të 2021-ës. /Demokracia.com/