Lajme
Një veturë e Policisë së Kosovës bllokohet nga serbët në Zveçan
Demokracia
13:20 | 05 Qershor 2023

Share:

Një veturë e Policisë së Kosovës ka mbetur e bllokuar në Zveçan.

Tre policë që gjenden brenda saj, kanë mbetur në mes protestuesve serbë dhe barrikadës së vendosur nga KFOR-i.

Në momentin që serbët e kanë parë veturën e Policisë, i kanë dalur përpara dhe e kanë bllokuar.

Aktualisht policët janë parë duke negociuar me ushtarët e KFOR-it nëse mund të tërhiqet paksa barrikada e tyre, për ta lejuar lëvizjen e veturës.

Të ngjashme